More

    PD nxjerr e-mailin për të vërtetuar zjarrin në Ministrinë e Shëndetësisë, reagon menjëherë institucioni

    (foto ilustruese) 


    Sikurse u paralajmërua ditën e djeshme, PD publikoi sot prova të reja se në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr, ku janë djegur dokumentet e tenderave sekretë. Reagimi i Ministrisë ishte i menjëhershëm.


    Ish-deputeti Bardh Spahia publikoi një e-mail të vetë Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve.

    “Zjarri ka rënë në zyrën e prokurorimeve, ku ndodhen kontratat e tenderave serkretë, ku janë djegur dokumentet, që më pas janë shuar me ujë. Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur Brenda ministrisë Brenda ditës, sa është aktivizuar sinjali anti-djegie. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e ministrisë kanë konstatuar djegien e dokumenteve. Është një e-mail zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve. Në email thuhet shprehimisht: ‘Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit’.”, u shpreh Spahia.

    Ministria e Shëndetësisë hodhi sërish poshtë denoncimin e PD (lexo poshtë) që të ketë rënë zjarr në institucion, duke i cilësuar akuzat si qesharake. Në reagim, ministria thekson se emaili i është drejtuar stafit të ministrisë, pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës janë marrë masa. ©Lapsi.al

    foto galeri

    Reagimi i Ministrisë 

    Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion. “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni. Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri.

    Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, i bëjmë në mënyrë të përsëritur thirrje PD që të ndalë fushatën e shpifjeve dhe të presë me durim fjalën e drejtësisë!

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here