More

    PD: Si Rama kërkon të shkatërrojë Reformën në Drejtësi (VIDEO)

    Çlirim Gjata deklaron se Adnor Shameti dhe Ulsi Manja duan të fusin kthetrat e tyre në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, duke penguar kështu këtë reformë.


    Lexo më tej: https://lapsi.al/2020/05/21/terhiqet-per-here-te-pare-ambasada-e-shba-nga-qendrimi-reforma-ne-drejtesi-histori-suksesi/ 


    Sekretari për Cështjet Ligjore në Partinë Demokratike Clirim Gjata shprehet se 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi.

    Postimi i Clirim Gjatës:

    Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë.

    Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

    Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqënëse reforma paska edhe probleme.

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here