More

    Pellazgët sollën të parët shkronjat në Itali

    Librat e shenjtë të Edenit dhe tradita jafetike e pellazgjishtes: Atë që ka shkruar, Moisiu e kishte nga librat ose traditat e ruajtura në linjën e Semit; dhe, ajo që iu kalua në lidhje me këto çështje, nga Jafeti, përmes rapsodëve pellazgë, ishte nga i njëjti.

    Edhe Epigenes, të cilin, Plini e quan një autor shumë të besueshëm, përmend një koleksion vëzhgimesh të yjeve për 720 vjet, i shkruar mbi pllaka; dhe kjo vërtetohet nga një dëshmi e ngjashme e Berosus-it dhe Critodemus-it, edhe pse për një numër më të vogël vitesh.

    Plini e përfundon këtë pasazh, duke thënë se pellazgët ishin të parët që sollën shkronjat në Itali.

    Pra, ky popull krijoi kolonitë e para që erdhën në Itali, pas përmbytjes së Madhe, dhe gjuha e shkronjat e tyre erdhën me ta; sepse kjo logjikë vlen, nga dëshmitë e mira që mund të japin autorët e lashtë, se ata kishin shkronja para se Kadmi të vinte në Greqi dhe ai, nuk mbërriti atje deri disa epoka pas përmbytjes së Deukalionit.

    Pra, nëse Deukalioni ishte bashkëkohës me Moisiun, i cili, lindi më 777 pas përmbytjes së Madhe, atëherë Plini me shumë siguri thotë të vërtetën; sepse Italia ishte kudo e mirëpopulluar më përpara dhe pellazgët e parë, kaluan nga Greqia, para shekullit të tretë, nga mbarimi i Noes: dhe ky përbën një argument tjetër të fortë, për të vërtetuar, se alfabeti grek, ashtu si dhe ai italian, rrjedhin nga pellazgjishtja dhe jo nga hebraishtja; dhe kjo do të shfaqet më qartë, duke parë tabelën e alfabeteve, në vazhdimin e këtij kapitulli, ku afërsia e tyre dallohet më së miri.

    Suidas pohon, se Adami ishte autori i arteve dhe germave, i shkencave, racionale dhe jo racionale, i profecive dhe veprimeve rreth çështjeve të shenjta, i ligjeve, të shkruara dhe të pashkruara…

    Dhe komentuesit hebrenj, lidhur me vendin e brezit të Adamit, thonë: “rabinët tanë pohojnë se Adami, ati ynë, me kujtesë të bekuar, krijoi një libër me urdhra, të cilat ia dha Perëndia në kopshtin e Edenit”; kësaj mund t’i shtohet ajo që Rabbi Tanakus Bar Haja, në Rabboth, deklaron, domethënë “mbreti Mesia” nuk do të vijë, derisa të krijohen të gjithë shpirtrat që lindën “në mendjen e Perëndisë dhe këta janë shpirtrat, – e lënë të kuptohet” në librat e Adamit, me këto fjalë: dhe ky është “libri i brezave të Adamit”.

    Të numërohet çdo autor i këtij mendimi do të ishte diçka pa fund, – me synimin për të provuar se artet, germat dhe të gjitha shkencat, u janë dhënë pasardhësve nga Adami, nëpërmjet bijve të tij, dhe se linja e Setit i përdori ato siç duhet.

    Por, çështja e Kainit zvetënoi ato pjesë të teogonisë dhe të adhurimit të Zotit të Vërtetë, të cilat ishin historike.

    Jafeti dhe Semi, gjithashtu i përdorën siç duhet ato shkrime, të cilat u gjymtuan dhe u abuzuan nga Hami dhe pasardhësit e tij, duke i zbatuar ato në idhujtari misteresh e magji. Prandaj është e lehtë të shihet, se atë që ka shkruar, Moisiu e kishte nga librat ose traditat e ruajtura në linjën e Semit; dhe, ajo që iu kalua në lidhje me këto çështje, nga Jafeti, përmes rapsodëve pellazgë, ishte nga i njëjti burim. Lexuesi do të gjejë disa nga këta autorë të mbledhur nga Athanasius Kircher, në veprën “Arca Noe”, kapitulli V dhe VI, i cili tenton të provojnë lashtësinë e shkronjave që nga fillimi i botës. Thënie për shqiptarët

    Titulli: Remains of Japhet: Being Historical Enquiries Into the Affinity and Origin of the European Languages
    Autori: James Parsons
    Botues: L. Davis and C. Reymers, in Hollbourn…, 1767 /konica.al

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu