More

    Për herë të parë Pentagoni publikon VIDEO të UFO-ve

    UFO (shkurtim i Unidentified Flying Object) është një objekt fluturues i paidentifikuar. Të hënën, Pentagoni publikoi tre video të pilotëve të Marinës Amerikane, të cilët vënë re objekte fluturuese të paidentifikuara. Pentagoni i përshkruan objektet si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.

    “Pamjet u publikuan për të qartësuar çdo ide të gabuar që qarkullon dhe për të sqaruar nëse videot qenë të vërteta ose jo,” – thuhet në deklaratën e faqes së Departamentit të Mbrojtjes.

    Duhet thënë se për herë të parë, videot u publikuan nga Neë York Times në 2017-n dhe tregojnë objekte që lëvizin me shpejtësi të çuditshme. Dy video i përkasin vitit 2015 dhe tregojnë objekte të çuditshme në ajër, ndërsa një nga videot tregon një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here