More

    Për nder të 28 Nëntorit, shqiptarët në Nju Jork brenda natës mbushin lagjet me flamurin kombëtar

    Shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e kanë dëshmuar se janë më të bashkuar se kurrë.

    Politikani shqiptaro-amerikan që i takon partisë republikane, Marko Kepi, ka bërë të ditur se mbrëmë së bashku me disa bashkombës të tjerë kanë mbushur rrugët e lagjes Hylan Bulevard në Nju Jork me flamurin kuqezi për hir të Ditës së Flamurit.

    “Faleminderit të gjithëve që dolën mbrëmë dhe na ndihmuan që të mbledhin dhe të vendosim flamujt amerikanë dhe shqiptarë në Bulevard Hylan për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk kemi aleat më të madh se SHBA-ja dhe jemi të bekuar që e quajmë këtë vend shtëpi. Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan ai.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here