Më shum

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr

    Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja e bakut janë simptoma që ju ndikojnë jetën e përditëshme.

    Këto probleme shfaqen kryesisht kur vuani nga sëmundje që lidhen me sistemin tretës apo hani shumë ushqime të thata që përmbajnë shumë sheqer.

    Një regjim ushqimor i varfër në ujë dhe fibra do t’ju shkaktojnë vështirësi në funksionimin normal të sistemit tretës.

    Një ndër zgjidhjet më të shpejta dhe të shëndetëshme me të cilën mund të kuroni këtë problem është kura me vaji ulliri.

    Vaji i ullirit ndihmon në tretje dhe funksionon si kurë kryesisht për sheqtësimet e stomakut dhe zorrës së trashë.

    AgroWeb.org ju sugjeron 4 kombinime të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë të evitoni problemet me tretjen dhe ndjesinë e fryrjen e barkut.

    Vaj ulliri dhe lëng limoni

    Një recetë ekonomike me efekt të menjëhershëm.

    AgroWeb.org ju këshillon të mos shtoni shumë limon në mënyrë që të evitoni aciditetin e stomakut.

    Përbërësit

    5 ml, pra një lugë gjelle, lëng limoni

    15 ml vaj ulliri

    Përgatitja

    Përziejini bashkë të dy përbërësit dhe konsumojini rregullisht çdo darkë para se të shkoni për të fjetur.

    Kjo kurë do të ndihmojë në tretjen e shpejtë të ushqimit duke parandaluar kapsllëkun.

    Përdoreni rreth 15 ditë.

    Vaj ulliri dhe kos

    Megjithëse është një bashkim i pazakontë, ka shumë avantazhe.

    Kosi është një burim i stimulimit të tretjes së ushqimeve.

    Përbërësit

    250 ml kos

    15 ml vaj ulliri

    Përgatitja

    Shtoni vaj ulliri tek kosi dhe konsumojeni tre herë në ditë më stomakun bosh, pra para ushqimit.

    Kjo kurë do t’ju ndihmojë të ndiheni me të lehtë dhe më pak të fryrë.

    Vaj ulliri dhe banane

    Banania është e pasur me kalium që ndihmon në stimulimin e tretjes.

    Nëse e përzieni me vajin do të stimulojë lëvizjen natyrale të sistemit tretës duke parandaluar fryrjen.

    Përbërësit

    1 banane

    15 ml vaj ulliri

    Përgatitja

    Prisni bananen në feta të holla dhe shtypeni.

    Sipër hidhini një lugë kafe vaj ulliri dhe pasi të keni përfituar një masë kompakte konsumojeni.

    Vaj ulliri dhe kafe

    Ky kombinim i pa zakontë do t’ju ndihmojë të stimuloni muskujt e zorrëve.

    Përbërësit

    250ml kafe e nxehtë

    125ml vaj ulliri

    Përgatitja

    Përzieni kafen me vajin dhe pijeni çdo mëngjës për rreth 15 ditë në muaj.

    Adoptojeni këtë recetë në regjimin tuaj të përditëshëm për të parandaluar problemet me tretjen./AgroWeb.org

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here