More

    Përplasje me armë në Patos, nuk ka të plagosur

    Banorë të lagjes “Naftëtari” në Patos, kanë lajmëruar policinë për një përplasje me armë. Dyshohet një aksident mes dy makinave ka qenë shkak i konfliktit.

    Nuk raportohet për për persona të plagosur.

    Burime nga Policia e Fierit bëjnë me dije se kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy makina të aksidentuara dhe jo armë.

    Por qytetarët kanë dëgjuar disa të shtëna me armë. Policia po vijon të punojë për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se pas të shtënave autorët kanë mbledhur gëzhojat dhe janë larguar.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here