Pipero: Koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri që në shkurt

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka dhënë komentin e tij lidhur me debatin se kur ka hyrë COVID-19 në vendin tonë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero tha se ai nuk beson që virusi ka hyrë më para se mesi i muajit shkurt në Shqipëri.


“Ky është një diskutim që duhet të bëhet mes ekspertëve në përfundim të pandemisë. Diskutimi në media nuk sjell ndonjë përfundim, pasi mjekët sjellin faktet në distancë dhe nuk mund të arrijmë në ndonjë përfundim të saktë. Virusi në vendin tonë ka qarkulluar në fund të muajit shkurt, unë këtë e mbështesë në një analizë, duke parë përhapjen në rajon, por dhe në aspektin klinik”, u shpreh mjeku.

Zyrtarisht në vendin tonë rastet e para janë identifikuar në 9 mars. Pak ditë më parë Franca dhe Italia pranuan se koronavirusi në vendet e tyre ka qarkulluar që në muajin dhjetor. ©LAPSI.al

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *