More

    Plagosën bashkëfshatarin/ Arrestohen babë e bir në Maliq

    Një person u plagos me mjet prerës pasditen e sotme në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrëmbec, ku shtetasi Artan Hajredini së bashku me të birin janë konfliktuar me Juli Toren dhe më pas e kanë goditur këtë të fundit me gërshërë në pjesën e barkut.

    I plagosuri është transportuar drejt spitalit për mjekim nga ku mësohet se ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka shoqëruar në komisariat babë e bir të dyshuar për plagosjen.

    Ende nuk ka informacione mbi shkaqet e konfliktit.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here