Më shum

    Plani i Bashkimit Evropian kërcënon dominimin e gjigantëve të teknologjisë

    Gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Amazon mund të përballen me rregulla të ashpra ndërsa autoritetet rregullatore të Bashkimit Evropian janë vënë në kërkim të provave duke vënë në rrezik rolin e tyre si rojtarët e internetit dhe aksesit të njerëzve në informacion e shërbime.

    Rezultati mund të detyrojë Facebook, Google, Amazon dhe Apple të ndajnë bizneset e tyre duke u dhënë rivalëve më shumë akses në të dhënat e tyre si dhe hapur standardet e tyre për to.

    Komisioni Evropian i cili në Shkurt tha se ishte duke konsideruar një legjislacion kundër platformave online që sillen si gardianët e internetit ka hapur një tender prej 600,000 eurosh për të gjetur prova për abuzimin e pozitat dominuese nga gjigantët e teknologjisë.

    Studimi do të përqendrohet rreth praktikave ku kompanitë favorizojnë shërbimet e tyre si në rastin e Amazon ku kompani është distributor por edhe operator i tregut njëkohësisht apo Apple që edhe zhvillon aplikacione por edhe ka një dyqan aplikacionesh ku ushtron kontroll si App Store.

    Gjithashtu kompanitë nuk dëshirojnë të ndajnë burimet e mëdha të informacionit që kanë me rivalët e vegjël, një masë e cila do të jetë ndër të parat implementuar nga Bashkimi Evropian.

    Një tjetër hapësirë që do të studiohet është ajo e rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit të cilët grumbullojnë sasi të mëdha të dhënash nga përdoruesit në këmbim të shërbimeve falas duke bërë që përdoruesit të ngurrojnë të kalojnë në një kompani rivale.

    Një raport final rreth gjetjeve pritet të publikohet pas 5 muajsh. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here