Plas sherri në Tiranë, motoristi godet taksistin me grushta (VIDEO)

Koronavirusi nuk ndalon dot as sherret me grushta. Vetëm pak metra larg drejtorisë së policisë së Tiranës një motoçiklist dhe taksist janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin duke përfunduar duke u zënë me grushta.


Mësohet se shkak i këtij sherri ka qënë një parakalim i gabuar nga taksia, gabim të cilin motoristi nuk e ka toleruar. Kaq ka mjaftuar që të nisë përleshja, duke bërë që të ndërhyjnë edhe forcat “Shqiponja”, të cilët duken në video duke diskutuar me dy protagonistët e sherrit.

“Ça ke? Do të të ** robt,”-dëgjohet duke thënë në video motoristi.

Megjithatë lajmi i mirë është se edhe pse po ziheshin me grushta, taksisti mban vënë gjithë kohës maskën kundër koronavirusit, shenjë kjo që vendi është gati për lirimin e masave pasi këshillat e ekspertëve i kemi “vath në vesh”. Madje edhe kur ka përpleshje fizike.

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *