Më shum

    Platini: Infantino, një manipulator i madh, të largohet!

    Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, e ka sulmuar ashpër Xhani Infantinon, duke thënë se kreu i FIFA-s e arriti pozicionin më të rëndësishëm në futbollin botëror vetëm falë “një ndërthurjeje të zgjuar të rrethanave”, duke e përshkruar atë si një “manipulator të madh” dhe duke këmbëngulur që italo-zvicerani “duhet të dorëzojë mandatin e tij”. Me skadimin e pezullimit të tij 4-vjeçar për shkak të skandalit të pagesës famëkeqe e të pandershme, Platinia ka përdorur platformën e revistës prestigjioze zvicerane, “l’Illustre”, për të nisur një sulm në shkallë të gjerë ndaj Infantinos, i cili, natyrisht, ishte nr. 2 i francezit në UEFA, por arriti ta rrëmbejë postin e shumëdëshiruar nën hundën e ish-futbollistit. Duke iu referuar pezullimit të tij, që shkatërroi reputacionin e tij dhe rrënoi gjasat që kishte për t’i zënë vendin Blaterit, Platinia argumentoi, dhe kjo nuk ishte hera e parë, që kjo ishte një përpjekje e mirëllogaritur për ta ndalur atë të arrinte synimin e tij. “Fakti që isha viktima e një komploti është e qartë për mua, – tha ai për revistën helvete në fjalë. -Në 2016, presidenca e FIFA-s do të më takonte mua, madje me një fitore bindëse dhe gjithkush e di këtë. Infantino, i cili ishte Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, e dinte këtë më mirë se kushdo tjetër.” “Por, sikundër është zbuluar nëpërmjet një numri të madh artikujsh në media, duket se Xhani Infantino ndërthuri një sërë faktorësh, në fillim të verës së 2015-ës, që të sigurohej që unë të përjashtohesha nga gara për presidencën e FIFA-s, – këmbënguli 64-vjeçari. – Ai e arriti këtë falë disa prapaskenave dhe disa marrëveshjeve të stisura midis Prokurorit të Përgjithshëm të Konfederatës Helvete, Mikael Lauber, zëdhënësit të tij, (Andre) Marti, kryeprokurorit Olivier Torman, kreut të shërbimit ligjor të FIFA-s, Marko Villiger, mikut të fëmijërisë së Infantinos, prokurorit të Valesë, Rinaldo Arnold dhe e gjitha kjo me ndihmën e avokatit nga Zyrihu, Mikele Bernaskoni.” Ndonëse të gjitha akuzat ndaj tij u lanë në fuqi nga Komiteti i Apelit në FIFA, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), nga Gjykata e Lartë e Zvicrës dhe nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut, Platinia ende mendon se  është trajtuar padrejtësisht, pavarsisht një sërë dështimesh nëpër gjykata dhe shpreson që, eventualisht, “ne mund t’i fryjmë bilbilit në fund të ndeshjes me ndërgjegjen time të qetë”. “E para dhe e vetmja forcë që më shtyn përpara është dëshira ime për drejtësi. Nëse pjesa tjetër e jetës sime është e lidhur me futbollin apo jo, në fund të fundit nuk ka aq shumë rëndësi kur vihet përballë nevojës për të vënë në vend të vërtetën njëherë e përgjithmonë”, – ka përfunduar Mishel Platinia, duke folur për revistën prestigjioze zvicerane, “l’Illustre”.

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here