Pompeo bën deklaratën e bujshme: Kemi prova që virusi doli nga laboratori i Wuhanit

Shtetet e Bashkuara vijojnë të bëjnë akuza të forta për Kinën sa i përket çështjes së origjinës së shpërndarjes së Covid-10. Deklarata e fundit vjen nga Sekretari amerikan e shtetit Mike Pompeo.


“Ka prova të shumta për faktin që koronavirusi nga dalë nga laboratori viroligjik i Wuhan. Kina ka bërë gjithçka ka mundur që të mbajë në errësirë mbarë botën” – është shprehur Pompeo.

Gjithsesi Pompeo nuk pranoi të thoshte nëse ai mendonte se virusi ishte lëshuar me dashje. Më herët ka qenë vetë Presidenti Trump që ka bërë kritika të forta për këtë çështje. Kreu i shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar spiunët amerikanë që të mësojnë më shumë rreth origjinës së virusit.

Në fillim u tha se virusi doli nga një treg shpendësh në Wuhan, por tani po shtohen zërat se shkak mund të jetë nga një laborator hulumtues i viruseve aty pranë. ©LAPSI.al

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *