Lojtarët në klubet portugeze, përfshirë këtu Benfica dhe Porto, kanë nisur stërvitjen në mënyrë individuale, ndërsa Liga përgatitet për një rifillim të mundshëm të sezonit gjatë kësaj faze të pandemisë koronavirus. Portugalia është mbyllur që nga mesi i marsit, por Kryeministri i vendit, Antonio Costa, tha javën e kaluar se Liga dhe finalja e Kupës së Portugalisë do të ishin “përjashtimet e vetme” për një vendim që ka mbajtur të pezulluar të gjithë sportin tjetër profesional. “Të gjitha kanë rëndësi. Prandaj kemi nisur seancat stërvitore në mënyrë individuale,” tha trajneri i Benficës, Bruno Lage. Porto kryeson kampionatin me vetëm një pikë diferencë me benfikën, kur sezoni u pezullua me 10 ndeshje të mbetura. Ashtu si Portugalia, edhe skuadrat në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Angli po përgatiten për një rikthim të mundshëm, për të përfunduar kampionatet e tyre.
Portugalia, gati për të rinisur kampionatin
