More

    Prej gati 10 vitesh mësuesit nuk shpërblehen në fundvit.

    Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Sindikatës së pavarur të arsimit drejtuar qeverisë, duket se arsimtarët nuk do të festojnë me para më shumë në duar. Sidomos përgjatë periudhës së pandemisë ku kushtet e mësimdhënies ndryshuan, sipas ekspertëve të arsimit, shpërblimi nuk duhej të diskutohej.

    Nevrus Kaptelli: Prisnim që këtë vit qeveria të ishte pak më dorëlëshuar edhe në shpërblim duke treguar respekt dhe vlerësim për mësuesit ku mësuesit siguruan mjetet vetë për mësimin në distanë, u përshtatën dhe rrezikuan jetën.

    Sipas vendimit të keshillit të ministrave , te vetmit qe do të shperblehen për festa , ku masa e shpërblimit nuk do e tejkalojë pagën mujore, do të jetë për punonjësit e policisë së shteitt dhe institucioneve të drejtësisë. Sipas sindikatës së arsimit kjo krijon diskriminim.

    Të parët qe duhet të shpërblehen janë mësuesit sepse ata kanë mësuar këdo që gëzon sot një pozicion të mirë . Qeveria ka dhe një javë kohë është ende në kohë : të mendojë për mësuesit./Top Channel

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu