More

    Punonjësit e Facebook dhe Google do të punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit

    Facebook dhe Google lajmëruan se punonjësit e tyre do të vijojnë të punojnë nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit. Gjigantët e teknologjisë kishin bërë publike planet për hapjen e zyrave të tyre së shpejti.

    Google kishte planifikuar ti hapte më 1 Qershor por ka vendosur ta shtyjë me 7 muaj të tjerë këtë mënyrë të re pune. Facebook nga ana tjetër do të mbajë zyrat të mbyllura deri më 6 Korrik kur edhe izolimi i koronavirusit pritet të marrë fund.

    Shefi ekzekutiv i Google Sundar Pichai theksoi se punonjësit të cilët e kanë të nevojshme të rikthehen në zyrat e punës mund ta bëjnë pas Korrikut nën masat e përcaktuara nga autoritetet.

    Por pjesa më e madhe e punonjësve të cilët kanë bërë punën nga shtëpia do të mund të vazhdojnë ta bëjnë atë deri në fund të vitit tha Pichai.

    Facebook është duke vlerësuar se cilët punonjës duhet të kthehen në zyra dhe cilët jo. Platforma e medias sociale ishte ndër të parat që u kërkoi punonjësve të punojnë në distancë duke u dhënë bonuse madje deri në 1,000 euro. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here