More

    Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 34-vjeçari nga Puka

    Një 34-vjeçar në qytetin e Pukës është vënë në pranga nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri.

    Në momentin që ka parë policinë, ky shtetas ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet por është kapur gjatë ndjekjes.

    34-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje.

    ”Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Bicaj lëvizte me armë, u organizua puna për identifkimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar u evidentua shtetasi F. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Pukë, i cili lëvizte me armë zjarri me vete dhe në momentin që ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por eshtë kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë”, njofton policia.

    Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip TT dhe municioni luftarak.

    Materialet procedurale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here