More

    Qese me drogë dhe plagosje me thikë, dy të arrestuar në Tiranë dhe Kavajë

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për lëndë narkotike dhe plagosje me thikë. Një 17-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi iu sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe një shumë parash.


    Operacioni u zhvillua nga Forcat e Posaçme “Shigjetat“, ndërsa adoleshenti me iniciale M.D., në momentet e  arrestimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

    “Gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7 qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërkohë,”nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit I. S., banues në Lushnjë, pasi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin N. C., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë.”

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here