Rama: Aplikimi për ID dhe pasaporta do të bëhet online

Përmes një postimi në facebook kryeministri Rama ka sqaruar tashmë se ID-të dhe pasaportat mund të merren edhe online. Rama shkruan se procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat, pasi tashmë mjafton vetëm një aplikim në e-albania.


Rama: Sqarim për shumë komente mbi aplikimet për kartë ID apo pashaportë.


Procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat.

Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania.
https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_ëeb.aspx…

Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar.

Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat.

Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID-19.

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *