Më shum

    Rama: Nesër deri në 11:00 do dalin nënat me fëmijët, burrat do gatuajnë

    Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, më 13 mars të vitit 1998 realizoi një vizitë katër ditore në Izrael. Pritja për Nanon ka qënë e shkëlqyer, si për të gjithë kryeministrat shqiptarë.

    Të cilët kanë përfituar shumë nga akti heroik i shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që përkundër reprezaljeve të nazistëve gjermanë, nuk dorëzuan asnjë hebre. Për këtë arsye shqiptarët në sytë e izraelitëve dhe urdhëheqësve të tyre janë miqtë më të mirë, të provuar në kohërat më të vështira.

    Nano u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërsa sipas axhendës kreu i qeverisë shqiptare në atë kohë ka realizuar dhe një takim me kreun e palestinezëve, Jasser Arafat.

    Por përtej nënshkrimit të marrëveshjeve dhe takimeve të përzemërta, vizita e Nanos në Izrael i tejkaloi limitet e asaj çka u tha zyrtarisht. Mësohet se ndër takimet më të rëndësishme ka qënë ai me përfaqësuesit e shërbimit inteligjent izraelit, Modad-it të famshëm. Kreu i qeverisë shqiptare në këtë kohë shoqërohej nga njerëzit e inteligjencës shqiptare. Ndonëse nuk është bërë prezent emri i kreut të SHISH në përbërjen e delegacionit zyrtar të kryesuar nga kryeministri, pjesën teknike të takimit për palën shqiptare e ka udhëhequr pikërisht Fatos Klosi.

    Gjithë takimi është mbuluar nën “ombrellën” e bisedimeve për historinë e lashtë të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrejve apo mes shqiptarëve dhe palestinezëve. Biseda ka qënë konkrete dhe kishte të bënte me dosjen e lidhjeve islamike të Bashkim Gazidedes, sa kohë ka qënë në krye të shërbimit sekret shqiptar.

    Fatos Klosi i mbështetur nga shërbimet inteligjente amerikane kishte nisur aksionin e zhbërjes së të gjitha celulave islamike të ngritura që nga viti 1993 në Shqipëri, nën kujdesin personal të Sali Berishës dhe Bashkim Gazidedes. Për këtë arsye, sygjeruar dhe nga amerikanët, kreu i shërbimit sekret shqiptar kërkonte dosjet që zotëronte Mosad, për pjesën shqiptare të radikalëve islamikë. Ato që mund të jepeshin, natyrisht.

    Njëherësh u kërkua dhe vendndodhja e Gazidedes, për të cilin, sipas informacioneve të mjegullta që kishte shërbimi sekret shqiptar mendohej se ishte në Katar, ku jepte mësim në një medrese. Klosi bëri të qartë se zbulimi e ekstradimi i Gazidedes do zgjidhte shumë enigma për evidentimin e krerëve radikalë islamikë në Shqipëri. SHISH ishte zotuar para shërbimeve partnere për ekstradimin në SHBA apo dëbimin e tyre jashtë vendit.

    Ish-kreu i shërbimit sekret Gazidede kishte marrë ekstraktin e dosjeve e “fjalët-kyç” të tyre me vete në azil, çka e vështirësonte zbardhjen e ngjarjeve në Shqipëri e lidhjet me islamikët radikalë.

    Sipas burimeve, krerët e Mosad kanë qënë të rezervuar në dhënien e informacioneve të detajuara, por janë përqëndruar në faktin se Shqipëria ishte kthyer në një qendër e akomodimit e stërvitjes së radikalëve islamikë. Për më tepër kanë konfirmuar faktin se Osama Bin Laden, dhe jo vetëm ai si udhëheqës i terrorit, kanë qënë për shumë kohë në Shqipëri. Berisha e Gazidede kanë qënë mikpritës të tyre.

    Agjentët izraelitë të shërbimit sekret kanë zbardhur emrat e disa prej radikalëve islamikë që gjendeshin në Shqipëri dhe në ato momente, një pjesë e të cilëve më vonë u arrestuan, eleminuan, u dëbuan apo ekstraduan. Informacionet kishin zanafillën, sipas Mosad, nga interferimi i një agjenti të tyre, me origjinë spanjolle dhe që punonte si gazetar. Ai kishte pasur afinitet pranë Berishës dhe Gazidedes. Janë bërë të ditura dhe shumat e parave të lëvruara përmes fondacioneve islamike për ndërtimin e shkollave fetare, spitaleve e xhamive, pjesa më e madhe e të cilave ishin përvetësuar nga njerëzit e Berishës.

    Ndërkohë që përsa i përket vendndodhjes së Bashkim Gazidedes, Mosad ka bërë me dije se vetëm pak kohë ka qëndruar në Katar dhe Arabinë Saudite, duke shfrytëzuar lidhjet e krijuara me “bijtë e terrorit” gjatë kohës së qëndrimit si kryetar i SHIK. Por dhe kur ka qënë kreu i Lidhjes së Intelektualëve Islamikë të Shqipërisë.

    Shërbimi sekret izraelit i ka informuar partnerët shqiptarë se Gazidede gjendej në Turqi, dhe më saktë në kryeqytetin turk, Ankara. Vendndodhjen konkrete nuk e diskutuan. Këtë e konfirmuan burime nga ky takim mes shërbimeve sekrete shqiptare dhe izraelite në Tel Aviv.

    Kaq informacione mësohet se ka marrë kreu i SHIK dhe njerëzit që e shoqëronin në Izrael. Fatos Nanos i duhej shumë ekstradimi i Bashkim Gazidedes, pasi siç e ka deklaruar dhe vetë, hapja e gojës së ish-kreut të SHIK-ut do të mbyllte më shumë gojën e Sali Berishës, i cili po punonte me të gjitha mënyrat për ta rrëzuar nga pushteti. Gjë që e bëri më 14 shtator të po atij viti, përmes grushtit të dështuar të shtetit, pas vrasjes së Azem Hajdari para selisë së PD.

    Bashkim Gazidede, pavarësisht se jetonte i izoluar në Ankara, nuk u ekstradua asnjëherë në Shqipëri me gjithë kërkesat e Fatos Nanos. Ai u kthye vetëm me ardhjen në pushtet të Sali Berishës, për t’u ndarë nga jeta në mënyrë misterioze disa kohë më vonë. Mori me vete të gjitha sekretet dhe të vërtetat e tij dhe të pushtetit të Sali Berishës.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here