Rama njofton emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në

Shqipëria ngre grupin negociator për celjen e negociatave, ndërsa kryenegociatori do të jetë Ambasadori Zef Mazi është kryenegociatori


“Ne kemi ngritur grupin negociator. Kryenegociatori është një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, por kjo është një arsye më shumë në këtë proces. Një personalitet i njohur dhe gjithëpranuar pë dijen e aftësitë e tij” deklaroi Rama ne konferencen e perbashket me ambasadorin e BE-se, Soreca.


Gjithashtu Rama ftoi Meten e Bashen ne nje tryeze te gjere

“Ne po përgatitemi për konferencën ndërqeveritare me BE-në. Plani i punës është I detajuar për muajt në vijim. Qeveria mban peshën kryesore por duhen të gjithë aktorët dhe ne jemi të mirëvullnetshëm për tu ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës e të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët. Jo tu kërkojmë të tjerëve që të bëjnë detyrat tona si qeveri dhe as për tu imponuar të tjerëve se cfarë do të bëjnë por për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces.”

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *