Categories: Aktualitet

Rama: Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën e me partnerët e Reformës në Drejtësi

Pasi presidenti Ilir Meta deklaroi sot se në 8 prill i kishte dorëzuar kryeministrit Edi Rama një projekt-platformë, vjen një reagim nga ky i fundit. Përmes një mesazhi në “Twitter’ kreu i qeverisë mohoi faktin se kishte marrë një platformë të tillë.


Ai theksoi se ishte gati të ulej në një tryezë me Metën, opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve.


Mes të tjerash Rama theksoi se tryezë do të jetë me karta të hapura.

REAGIMI I RAMES 

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la? Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura. Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin?

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

3 hours ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

5 hours ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

2 days ago

Gjuha shqipe është themeli i tezës së autoktonisë së shqiptarëve

Gjuha ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor në formimin dhe natyrisht edhe…

2 days ago

Gjirokastra – E vërteta e emrit të saj – Etimologji

Fillimet e këtij qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas…

2 days ago

Përse Flamuri Kombëtar grek nuk i përket asnjë simboli të lashtë historik?

Grekët ishin një fis pellazg? Në se po, atëhere le të heshtin dhe të pranojnë…

4 days ago