More

    Rama tregon në Facebook si mund të lëvizni në 1 maj

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nesër, më datë 1 maj nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se të gjithë ata që duan të punojnë, mund të punojnë dhe të lëvizin sipas të njëjtave rregulla.

    Më tej, Rama shton se Ministria e Shëndetësisë do të publikojë edhe disa rregulla të reja pasditen e sotme, lidhur me javën në vijim dhe me zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.

    Statusi i plotë

    NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave. Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here