More

    Raportuesja e PE i përgjigjet Thaçit: Një lider duhet të flasë me negociatorët evropianë

    Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi në lidhje me të dërguarin e posaçem të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak. Von Cramon tha se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.


    ”Një drejtues i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. MiroslavLajcak ka vërtetuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. për çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, shkruan Von Cramon në Twitter.


    Hashim Thaçi, ditëne djeshme tha se nuk e ka vullnetin që si President i vendit të marrë pjesë në dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here