Categories: Aktualitet

Reagimet/ Kush po bën marrëveshje pas krahëve për reformën në drejtësi

Një deklaratë në pak rreshta e Ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim ka ngitur një furtunë pikëpyetjesh për atë që po ndodh në politikën shqiptare. Shefja e selisë diplomatike në Rrugën e Elbasanit shkruan për një marrëveshje “pas krahëve” me qëllim minimin e reformës në drejtësi.


“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, – shkruan ajo pa dhënë detaje se kujt i referohet.


Pas ambasadores amerikane ka reaguar kryeministri Edi Rama me një thënie të Shekspirit. “Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë ketu!”, – shkruan Rama.

Më pas erdhi një deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijusr dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë” – shkruan Basha.

Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili thotë se nuk është koha të rihapet diskutimi mbi bazat e Reformës në Drejtësi.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Ky nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur të përditshme që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj për në BE” – thotë Basha, por edhe ky nuk i referohet asnjë rasti konkret.

Në mediat përkrah qeverisë deklarata e SHBA i është faturuar Presidentit Meta dhe takimeve të tij të fundit ndërsa mediat pranë opozitës thonë se shkak është bërë deklarata e një deputeti anonim socialist për të riparo reformën në drejtësi. Të gjithë flasin, por askush nuk hap letrat. ©LAPSI.al

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago