More

    Reagon profesori universitar nga Amerika: “Ballkani i Hapur”-një shigjetë e zezë në zemër të Shqipërisë Etnike

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI: “Ballkani i Hapur”-një shigjetë e zezë në zemër të Shqipërisë Etnike

    ***Prandaj, nuk duhet të hezitojë, të turpërohet e të frikësohet as Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, që urgjentisht Edi Ramën ta shpallë persona nongrata> Ndryshe ai nuk do ta ndalë “turrin” e pazareve të pista dhe mafioze antishqiptare me mikun dhe me aleatin e tij, presidentin e Serbisë kolonialiste, Aleksandër Vuçiq për ta zhbërë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008).

    *** Çfarë verbërie dhe tradhtie, Serbia militariste e Aleksandër Vuçiqit, është në gjendje gatishmërie me një këmbë invaduese në Veriun e Kosovës, kurse në anën tjetër, disa filoserbë të dalldisur, tekanjozë, injorantë dhe puthadorë kuislingë kërkojnë, që Kosova të aderojë në grackën e tij mashtruese “Ballkani i Hapur”!?

    Ata që po shpërpallën se gjoja Kosova, duhet të hyjë në vorbullën antishqiptare “Ballkani i Hapur”, para se Beogradi zyrtar ta ketë njohur Republikën e Kosovës (de fakto dhe de jure), jo vetëm se nuk “marrin erë” në njohjen e historisë politike dhe diplomatike të marrëdhënieve serbosllavo – shqiptare në Ballkan, porse janë të verbër dhe iu rrah zemra keq, duke parë ëndërra të bukura, se (ndoshta) një ditë të afërt, do t’u jipej rasti, që të puthen me Aleksandër Vuçiqin, me Ivicia Daçiqin, me Ana Bërnabiqin, me Aleksandër Vulinin…etj. në “LLAZHNA DRZHAVËN E TYRE” !!!

    Mirëpo, ajo ditë e rikthimit të sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë nuk ka për të ardhur kurrë, me gjithë dëshirën dhe dashurinë “blow away” të shqipfolësve propagandues për t’u aliazhuar në “Ballkanin e Hapur”.

    “Ballkani i Hapur” me dalje në Durrës, është projekt i ish-kryeministrit serb Nikola Pashiq (1912), jo i tandemit Vuçiq-Rama !

    -Si mund të aderojë Kosova në “Ballkanin e Hapur”, që sheshit është projekt i Ilija Garashaninit, i Nikola Pashiqit, i Vladan Gjorgjeviqit, i Ivo Andriqit dhe i Vasa Qubriloviqit…etj. për t’i zhdukur shqiptarët si qenie biologjike, nacionale dhe shtetërore nga harta gjeografike e Ballkanit , kur kjo nuk po e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, por lidershipi i saj me presidentin Aleksandër Vuçiq në krye, para gjithë botës po e quajnë “ LAZHNA DRZHAVA”, “PRIVREMENE INSTITUCIJE LAZHNE DRZHAVE KOSOVO”, “KOSOVO JE SRBIJA”…etj.

    Vetëm ndonjë njeri i retarduar psikikisht, do të mund t’i pranonte këto gënjeshtra dhe poshtërime në disfavorin e shtetësisë dhe lirisë së Kosovës, e të ulej në një “tryezë” darke a drake së bashku me Aleksandër Vuçiqin, me Ana Bërnabiqin, me Ivica Daçiqin dhe me Aleksandër Vulinin, duke e apeluar Kosovën, që t’u bashkohet në “Ballkanin e Hapur” !?

    Këtë idiotizëm, cinizëm dhe tradhti të Edi Ramës, lidershipi i Kosovës nuk duhet ta pranojë kurrë as sot e as nesër, pavarësisht se kush e drejton “timonin” e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës.

    Mirëpo, derisa fashistët dhe kolonialistët serbomëdhenj nuk lirohen nga kjo psikopatologji etncentriste, autodestruktive, raciste dhe gjenocidale, duke mohuar kombin shqiptar dhe territoret e tyre indigjene pellazgo-ilire, jo vetëm Kosova, por as gjysmë Shqipëria londineze nuk kanë asnjë interes që të ngulen në “hostenin” e Aleancës serbosllave në Ballkan, të ashtuqujatur “Ballkani i Hapur” Vuçiq-Rama-Zaev, sepse djepi dhe origjina antike dhe civilizuese moderne e tyre është Evropa Perëndimore, e jo “srpski svet” i Aleksandër Vuçiqit, i cili përmes projektit “Ballkani i Hapur” ka për synim të fundit rizgjerimin e kufijve territorialë të Serbisë së Madhe për realizimin e së cilës, edhe Slobodan Milosheviqi, Vojislav Shesheli, Aleksandër Vuçiqi, Ivica Daçiqi, Arkani e qindra e mijëra serbë të tjerë kryen 3 gjenocide kundër kroatëve, shqiptarëve dhe myslimanëve boshnjakë (1989-1999), në veçanti në kurriz të territoreve autoktone të SHQIPERISË ETNIKE, të Kroacisë, të Malit të Zi, të Bosnjës dhe të Maqedonisë Veriore. Kjo është esenca gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike e “Ballkanit të Hapur”, i cili thelbësisht është eufemizëm i Serbisë së Madhe kolonialiste dhe neokolonialiste për ta dominuar Ballkanin si sferë të interesit tradicional ruso-sllav, me qëllim të përzënies së Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së nga Ballkani. Githashtu, në këtë kontekst si eufemizëm të emërtimit Serbia e Madhe si “superfuqi” hegjemoniste dhe militariste ballkanike, ultarnacionalistët fashistë dhe shovinistë të Beogradit zyrtar kanë aktivizuar dhe me pompë po e propagandojnë sintagmën “srpski svet”. Kjo do të ishte “leverdia” dhe “selameti” për shqiptarët dhe për Kosovën, nëse verbërisht do të aderonin në “Ballkanin e Hapur” të Piemontit sllav-Serbisë së Madhe?

    Kosova e as Shqipëria nuk e kanë vendin në unionin “Ballkani i Hapur”, por në Bashkimin Evropian(BE) !!!

    Ne po duam Evropë Perëndimore, Amerikë, Kanada e Australi, sepse qe më se 150 vjet jemi ngopur me sundimin atavist të Serbisë kriminale, kolonialiste dhe gjenocidale, prej së cilës është shkëputur me të drejtë edhe Mali i Zi, lëre më shqiptarët që nuk kanë asnjë element të përbashkët me serbomëdhenjtë shfarosës, që me shekuj kanë kolonizuar dhe pushtuar shtëpitë dhe tokat shqiptare (1876-2021).

    Për ata të verbër, që nuk e njohin historinë e politikës serbomadhe antishqiptare në shekuj (1844-2021), po pasqyroj këtë amanet të babait tim Hysen (Shaban) Hyseni (bashkëluftëtar, mitraljer e trim i shquar) i Shaban Polluzhës, i Aziz Zhilivodës, i Mehmet Gradicës, i Ahmet Selacit dhe i Xajë Kosovës…etj. në luftën e Novi-Pazarit (1941) dhe në Luftën e Drenicës ( 1945).

    Ai më thoshte, -mbaje mend biri im e kurrë mos e harro, se kur shkau i thotë shqiptarit “grahi se e ke mirë ”, atëherë ka mbaruar puna e shqiptarit. Mirëpo, nëse shqiptari ka mend e sy, nuk duhet besuar kësaj gënjeshtre mashtruese e ta përqafojë shkaun, por duhet kuptuar të kundërtën, se është plotësisht në rrugën e gabuar qoftë njerëzore, ekzistenciale, qoftë politike, ekonomike, tregtare…etj., domethënë është në rrizk serioz nga serbët dhe nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

    Ndërkaq, nëse shkau i thotë shqiptarit e “ ke gabim”, atëherë shqiptari i mprehtë, duhet ta kuptojë dhe t’i besojë vetëvetes se është në rrugën e drejtë dhe të mbarë, e cila i pengon shkaut dhe Serbisë pushtuese kolonialiste dhe gjenocidale, siç është rasti konkret i Kosovës së pavarur dhe sovrane, të cilën kolonialistët dhe hegjemonistët serbomëdhenj me Aleksandër Vuçiqin në krye, Akademia Serbe, Kisha Ortodokse Serbe, politika, propaganda dhe diplomacia e shtetit të Serbisë, Kushtetuta e Serbisë (2006), të gjitha me një zë të përbotshëm po e gënjejnë Evropën dhe botën, se gjoja Kosova “nuk është shtet i pavarur dhe sovran”, por “territor i Serbisë”. Pikërisht, në këtë pikëvështrim, duhet bëhen analizat e peshuara dhe objektive lidhur me trajtimin e përmbajtjes politike, ekonomike, të qarkullimit të kapitalit dhe të lëvisjes së lirë të njerëzëve në Zonën e “Minishengenit Ballkanik”, përkatësisht të “Ballkanit të Hapur” !

    “Ballkani i Hapur” pa njohjen e Kosovës de fakto dhe de jure nga Beogradi, është një varr i hapur i pavarësisë dhe i sovranitetit shtetëror të Kosovës!

    Ata “insanë-hajvanë” kuislingë filoserbë, që shpifin dhe gënjejnë opinionin publik se “Kosova nuk ka sovranitet”, le t’ia mbathin drejt Serbisë, atje ku mund të gjejnë sovranitet dhe vasilitet të plotë.-E të mos e dezinformojnë, manipulojnë dhe terrorizojnë popullin shqiptar të Kosovës !

    -Kosova “nuk është sovrane” vetëm për falltorët dhe për vagabondët, për shpifarakët dhe për hyzmeqarët e Serbisë dhe aleatëve të saj, që në forma të ndryshme po e baltosin dhe po e “kullosin” lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës (17 shkurt 2008-2021), të cilët me paraqitjet e tyre dezinformuese antishqiptare nëpër media të ndryshme qoftë shqiptare, qoftë të huaja, dalin herë si patriotë të Kosovës e herë si “rokerë” simpatizues dhe zëdhënës të Shumadisë së Vuçiqit,-“Pse jo, edhe Kosova duhet të hyjë në Ballkanin e Hapur” !? – Uh…, çfarë mendjeshkërtësie, demagogjie dhe hipokrizie antikombëtare dhe antirealiste.

    Mirëpo, të gjithë (miqtë dhe armiqtë), duhet ta dinë se, përderisa Beogradi zyrtar i Vuçiqit nuk njeh Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008), “Ballkani i Hapur” është vetëm në interesin nacional, territorial, administrativ, gjeopolitik, gjeostrategjik, gjeoekonomik, tregtar, militarist, kolonial dhe hegjemonist të Serbisë së Madhe, si këtu e 100 vjet më parë (1912-1999).

    Shqiptarët nuk janë artikuj konsumi të Serbisë !

    Kur serbomëdhenjtë ultranacionalistë sikurse Vuçiqi, Daçi, Vulini…etj, si dhe argatët e tyre shqipfolës, thonë se “Ballkani i Hapur” është me interes të dobishëm për popujt e tij, si dhe me rëndësi historike, ekonomike, politike, tregtare, zhvillimore, të lëvizjes së lirë të njerëzëve dhe të kapitalit… etj. , robërit e kolonziuar shqiptarë të Ballkanit (1876-2021), duhet ta kenë kuptuar të kundërtën-“vrasjen” dhe shuarjen e ëndrrës së tyre për liri dhe për vetëvendosjen e tyre, që të jetojnë të lirë, të zhvillohen dhe të bashkohen si një komb dhe, si një shtet i vetëm kombëtar i pavarur dhe demokratik, që quhet SHQIPËRIA ETNIKE.

    Prandaj, gabohen të gjithë ata armiq të brendshëm dhe të jashtëm, që shqiptarët i paragjykojnë dhe i konsiderojnë si mall konsumi të përdorshëm apo të skaduar, që Vuçiqi dhe Rama ta “këmbejnë” nëpër pazaret e tyre të pakufijshme për të nxjerrë përfitimet e tyre materiale, ekonomike, strategjike dhe turistike mafioze sikurse deri tani (1990-2021), sepse prapavija e “Ballkanit të Hapur”, të “dizajnuar” nga serbomëdhnejtë e Beogradit mbi 90% ka karakter politik antishqiptar, antiterritorial dhe antishtetëror.

    Këtë e argumenton edhe mosnjohja e Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë gjenocidale, e cila nuk po kursen miliona, duke lobuar nëpër botë, që të zhbëhet shteti i Kosovës, të cilin , edhe pas pavarësimit të saj, po e konsideron si “krahinë të Serbisë”. –Mos, vallë, kjo, do të ishte “dobia më e madhe” për shqiptarët nëpër moçalet dhe kënetat e kolonializmit gjenocidal serbo-sllav në Ballkan?!

    -O, të katandisur, çfarë iu duhet “Ballkani i Hapur”, kur Serbia, Maqedonia Veriore , Greqia dhe Mali i Zi, shqiptarëve nuk ua njohin të drejtën e vetëvendosjes, por i mbajnë si “pengjë” të kolonializmit gjenocidal shekullor.

    Presidenti Aleksandër Vuçiq: “Duam t’i fshijmë kufijtë” !

    Mirëfilli, Serbia duhet t’i fshijë kufijtë e saj artificial dhe, patjetër të shkolonizohet nga territoret shqiptare, të aneksuara dhe të pushtuara me gjenocid (1876-2021), por jo përmes skemës mashtruese, maskuese dhe perfide neokoloniasliste moderne “Ballkani i Hapur”, duke synuar rikthimin e hegjemonizmit serbo-sllav mbi popullin dhe territoret e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

    Pra, me imponimin e “unionit doganor-ekonomik”, të ashtuqujatur “ Ballkani i Hapur”, Serbia dëshiron heqjen e kufijve, së pari me Kosovën, sepse e konsideron “territor të vetin”, ashtu si thuhet edhe në Kushtetutën e saj të vitit 2006. Ky është objektivi parësoir strategjik serbomadh i “Ballkanit të Hapur”, i dizajnuar nga Beogradi zyrtar dhe i përqafur nga tradhtari Edi Rama, i cili në takimin e fundit në Beograd me Vuçiqin, Krivokapiqin dhe me Dimitrovin, në një deklaratë për media, theksoi se “Tani, në fillim nuk duhet shtruar kërkimfalja e Serbisë (për gjenocidin e saj në Kosovë, M.H.), por në mbarim” !?

    E, kur qenka ai “mbarimi, kur Serbia përmes “Ballkanit të Hapur”, e shoqëruar me rusë e me kinezë të arrijë në Durrës, dhe ta ripushtojë atë sikurse më 1913, sikurse shihet në këtë foto, ku ushtarët pushtues serbë i dërgojnë këtë kartëpostale Beogradit të Nikola Pashiqit, ku shkruan: “ Përshëndetje nga bregdeti serb” nga Durrësi!

    Kështu, do të ndodhë prapë me daljen e Serbisë hegjemoniste në Adriatikun shqiptar, “O, derbeder, stërnip i Kainit, tebdil si bari…”, kështu me plot të drejtë, do të mallkonte Fan S. Noli, sepse në këtë rast, Serbinë e Madhe, do ta ndihmonin rusët dhe kinezët, aleancë kjo kundër kombit shqiptar dhe Shipërisë Etnike, kundër Evropës Perëndimore dhe kundër Amerikës në Ballkan.

    Mirëpo, nëse realizohet ky Projekt i tandemit Vuçiq-Rama, pasojat do të jenë shumë më katastrofike se sa ato në luftërat pushtuese ballkanike të Serbisë me aleatët saj (Bullgaria, Greqia, Mali i Zi), gjatë viteve 1912-1913), sepse nuk do të bie viktimë vetëm Durrësi, por tërë Veriu i Shqipërisë, duke përfshirë edhe Kosovën, si dhe viset e tjera të populluara me shqiptarë autoktonë në Malin e Zi dhe në Maqedoninë Veriore.

    Sa më sipër shqiptarët, Kosova dhe Shqipëria, së pari duhet të bashkohen nën çatinë e Shqipërisë Etnike, pastaj të zgjedhin se me kë të hyjnë në aleanca. Hëpërhë shqiptarët, as Kosova e as Shqipëria nuk kanë asnjë arsye, që të hyjnë në ndonjë aleancë sllave, siç është Serbia dhe Maqedonia Veriore, apo me Rusinë, mbase janë partnerë dhe aleatë me Amerikën dhe me NATO-n.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu