More

    Reshje shiu dhe rënie temperaturash, si do të jetë moti sot dhe nesër

    - reklamë -

    Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa temperaturat do të bien me 3 gradë celsius.


    Po kështu, edhe dita e nesërme do të shoqërohet me reshje të izoluara shiu, ku më të dendura do të jenë në verilindje dhe jug të vendit.


    Moti – E martë , 26 Maj 2020
    Sipas MeteoAlb: Vlerat e ulta barike do të kushtëzojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, për pasojë mot i vranët shoqëruar herë pas here me shira të pakët e të izoluar mbizotëron sot në vend, KU më të dukshme reshjet do jenë gjatë mesditës dhe pasdites. NDERSA mbrëmja sjellë kthjellim të përkohshëm të motit.

    Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rënie me 3° sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

    Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në mesditë duke arritur shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 4-5 ballë.

    Shqipëria
    Moti – E mërkurë, 27 Maj 2020
    Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i presionit të ulët atmosferik duke bërë që pjesa e parë e ditës të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme në territor. NDERSA pasditja shton sërisht vranësirat duke sjellë sërisht reshje të izoluara ku më të dukshme do jenë në Verilindje dhe Jug të vendit.

    Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mengjesit por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5-6°C mëngjesi deri në 26°C mesdita.

    Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

    Rajoni dhe Europa
    Moti – E mërkurë, 27 Maj 2020
    Vendet e Rajonit dhe Europa Lindore VIJOJNE në ndikimin e motit të vranët, rrebesheve të shiut shoqëruar herë pas here me stuhi ere. NDERSA kthjellimet dominojnë Veriun, Qëndrën dhe Perëndimin e kontinetit Europian.

    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here