Categories: Lajme

Rifillimi i Bundesligës, i nevojshëm për mbijetesën e klubeve

Kreu ekzekutiv i ligës gjermane të futbollit, Christian Seifert, ka deklaruar se rifillimi i Bundesligës ka qenë i nevojshëm për të ruajtur klubet me histori shekullore. Kampionati gjerman i futbollit është i pari ndër kampionatet kryesorë evropianë që është kthyer, teksa luajti të shtunën e shkuar ndeshjet e javës së 26-të. Siç dihet, futbolli anembanë kontinentit të vjetër ishte pezulluar në mesin e marsit për shkak të epidemisë së virusit korona. Liga 1 e Francës është anuluar, ndërsa Seria A e Italisë, La Liga e Spanjës dhe Premier Liga e Anglisë synojnë rifillimin muajin e ardhshëm. Kështu që vëmendja e të gjithëve ishte kthyer tek Bundesliga e parë dhe ajo e dytë gjermane, që ndeshjet i kanë zhvilluar pa praninë e tifozëve. Sipas Saifertit, mosvazhdimi i edicionit do të sillte në rrezik ekzistencën e klubeve. “Unë jam përgjegjës për 36 kompani të vogla dhe të mëdha, që kishin ndërprerë aktivitetin dhe që duhej të rifillonin atë, – ka thënë ai. – Të mos të kesh të ardhura për dy muaj është e rrezikshme. Shumë prej këtyre kompanive janë të vjetra, 100-vjeçare, kështu që mua më është dashur të garantojë ekzistencën e tyre. Ne nuk kemi rrezikuar shëndetin e publikut të gjerë dhe nuk kemi vjedhur teste nga askush. Nëse mund të rifillojmë ligën me burimet tona dhe pa kërkuar para nga shteti, pse mos të bëjmë këtë? Po ashtu Gjermania e do futbollin. 80 milionë njerëz e kishin virusin në mendje dhe ne i kemi ndihmuar ta harrojnë pak. Ne vetëm duam të trajtohemi si çdo industri tjetër.” Duke për të përditshme sportive spanjolle “Marça”. Ai ka konfirmuar se kampionet e tjerë të kontinentit kanë marrë shënime për masat e marra në Gjermani. “Kemi marrë komplimente të shumta nga e gjithë bota, – ka zbuluar zyrtari i futbollit gjerman. – Shumë prej ligave janë interesuar për protokollin tonë dhe për organizimin. Ky është një nder i madh. Sa më shpejt të kthehet sporti aq më mirë do të jetë për shoqërinë”, – ka përfunduar kreu ekzekutiv i ligës gjermane të futbollit, Christian Seifert

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

13 hours ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

16 hours ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

3 days ago

Gjuha shqipe është themeli i tezës së autoktonisë së shqiptarëve

Gjuha ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor në formimin dhe natyrisht edhe…

3 days ago

Gjirokastra – E vërteta e emrit të saj – Etimologji

Fillimet e këtij qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas…

3 days ago

Përse Flamuri Kombëtar grek nuk i përket asnjë simboli të lashtë historik?

Grekët ishin një fis pellazg? Në se po, atëhere le të heshtin dhe të pranojnë…

4 days ago