More

    Rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren, si u zbulua greku nga autoritetet

    Një 47-vjeçar grek, i identifikuar si Dhimitri Aspioti është në kërkim të policisë së Korfuzit pasi akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare.


    34-vjeçarja shqiptare pretendon se ishte rrëmbyer dhe dhunuar disa herë nga një kríminel serial i njohur për policinë, i cili u dënua me 52 vjet burg për përdhunimin e gjashtë turistëve britanikë në vitin 2012, por u la i lirë në vitin 2019, raporton media greke ANA.


    Zhdukja e shqiptares u vu re nga i dashuri i saj, 32 vjeç, i cili u zgjua në shtëpinë e tyre një katëshe në fshatin Lefkimi dhe zbuloi se ajo nuk ishte aty. Një natë më parë kishin takuar dy të burgosur rreth 47 vjeç, moshë që përkon me Dhimitrin.  Ajo u gjet më pas në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi.

    Dhimitris njihet ndryshe si “dragoi i Kavos”. Duke shfrytëzuar një ligj grek, u la i lirë në vitin 2019, ndërkohë që policia ka nisur kërkimet për ta vënë sërish në pranga.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here