More

    Rritet numri i të shtruarve me Covid 19/ 38 pacientë të shtruar, 8 në terapi intensive

    38 pacientë me koronavirus janë të shtruar aktualisht në të dy spitalet COVID në vendin tonë. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico pohoi se sot ka një shtim të rasteve të reja me koronavirus, ku brenda 24 orëve janë identifikuar 17 raste, po ashtu edhe të personave të shtruar në spital.


    Mësohet se 8 persona ndodhen në terapi intensive.

    Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.”, tha Fico.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here