Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 820 numrin total të të infektuarve.
Rastet e reja janë konfirmuar në Tiranë 9 raste, Krujë 5 raste dhe në Kamëz 3 raste të një vatre familje, ndërkohë sipas MSH, 11 prej këtyre rasteve janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID-19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.