More

    Rroga më e lartë në Shqipëri 58 milionë, kush paguhet aq?

    Paga më e lartë i takon një punonjësi në Shërbimin Informativ Kombëtar i cili paguhet 58 milionë pasuar nga ajo e një drejtuesi në multimedia.

    Publikimi i listës së pagave të qytetarëve ka shkaktuar debat ditën e sotme. Në listë kategorizohen disa të dhëna të qytetarëve duke nisur nga emri, mbiemri, emri i plotë, nipti i subjektit, subjekti, profesioni dhe orari i punës. Lista i përket muajit janar 2021, ku nga të dhënat rreth 40 mijë persona kanë të ardhura nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë në muaj, 59 të tjerë kanë rrogë nga 2 milionë deri në 4 milionë lekë, ndërsa 23 persona kanë pagë nga 4 milionë deri në 50 milionë në muaj.

    Paga më e lartë i takon një punonjësi në Shërbimin Informativ Kombëtar i cili paguhet 58 milionë pasuar nga ajo e një drejtuesi në multimedia.

    Shërbimi Informativ Kombëtar – 58.074.817

    Drejtor i përgjithshëm në media – 24.756.130

    Drejtoria e Shërbimit Informativ – 9.285.761

    Kompani financiare – 8.510.061

    Kompani financiare – 8.510.061

    Kompani private naftë-nxjerrëse – 6.555.621

    Shërbimi Informativ i Shtetit Elbasan – 6.528.303

    Shërbimi Informativ i Shtetit Lezhë- 6.449.697

    Spital privat – 63.360.949

    SHISH Drejtoria Rajonale Fier – 5.811.335

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu