Categories: Teknologji

Rrotat e Mac Pro kushtojnë më shumë se një laptop me harduer të mesëm

E mbani mend kompjuterin e ri Mac Pro që Apple nxori në shitje në Dhjetor dhe që kishte një çmim fillestar prej 6,000 dollarësh?

Epo tani kompania ka nxjerrë në shitje rrotat e Mac Pro për ata që nuk duan këmbë për kompjuterin.

Mac Pro është i konfiguruar me këmbë standard por nëse ka ndonjë që kërkon mobilitet atëherë vetëm rrotat prej çeliku të kompjuterit kushtojnë 700 dollarë.

Në rast se këto rrota të quajtur Mac Pro Wheels Kit blihen së bashku me konfigurimin e Mac Pro kushtojnë 400 dollarë.

Por nuk përfundon këtu sepse këmbët Mac Pro Feet Kit kushtojnë 299 dollarë. Këmbët janë për ata raste kur përdoruesi nuk dëshiron që Mac Pro të jetë statik.

Apple thotë se të dy konfigurimet tashmë janë të disponueshme për tu porositur. Edhe pse çmimi bazë fillon nga 5,999 dollarë, nëse konsiderohen kapacitetet maksimale, vlera e tij shkon në më shumë se 50,000 dollarë pa përfshirë as ekranin e as softuerin.

Mac i ri është përditësimi i parë i kompjuteri që prej 2013 dhe përfaqëson përpjekjet e Apple për të rifituar besimin e profesionistëve të cilët kanë shkuar drejt Windows. /PCWorld Albanian

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

3 weeks ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

3 weeks ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

3 weeks ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

3 weeks ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

3 weeks ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

3 weeks ago