Më shum

    Ryo Miyake, kampioni olimpik i Japonisë në skermë tregon si është duke punuar për të ruajtur formën fizike

    Me Olimpiadën që u shty për shkak të koronavirusit, kampioni olimpik i Japonisë në skermë, Ryo Miyake, e ka shkëmbyer maskën e tij metalike dhe shpatën, me një biçikletë. 29-vjeçari, i cili fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 e po përgatitej për të garuar në olimpiadën që do të bëjen në vendin e tij, thotë se është duke punuar delivery për të ruajtur formën fizike dhe mendore, si dhe për të sjellë para në shtëpi. “E fillova këtë për dy arsye, për të kursyer para për udhëtimet në garat e ardhshme dhe për të mbajtur veten në formë fizike,” – tha ai për AFP. Si shumica e atletëve në botë, ai nuk po e përjeton mirë këtë situatë, pasi janë anuluar të gjitha garat për shkak të pandemisë. “Unë nuk e di kur mund të rifilloj stërvitjen ose kur do të zhvillohet turneu i radhës. Unë as nuk e di nëse mund ta ruaj gjendjen time psikologjike ose motivimin për vitin e ardhshëm” – tha ai. “Askush nuk e di se si do të shkojë procesi i kualifikimit. Pretendimi se gjithçka është në rregull për olimpiadën është thjesht i papërgjegjshëm”. Shtyrja e pashembullt e Lojërave Olimpike e goditi rëndë Miyake. Ai tha se ekipi japonez i skermës dëgjoi për shtyrjen një ditë pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara për një nga garat përfundimtare kualifikuese për olimpiadë. Në këto kushte për humbur mendjen ai ka vendosur të merret me diçka tjetër. “Unë kam nevojë të jem gati fizikisht dhe financiarisht për momentin. Ky është misioni im më i madh tani” – tha Miyake. E për të mbajtur veten në formë, si dhe për të siguruar të ardhurat e nevojshme për garat e ardhshme, ai po merret me delivery. “Biçikleta më mban në formë sepse bëj km të tëra. Duke bërë shpërndarje të ushqimit, siguroj edhe burime financiare për të ardhmen” – ka thënë ai.

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here