More

    Sa më shumë meditim në jetën tuaj të përditshme

    Meditimi është një aftësi që mund të trajnohet si një muskul. Efektet pozitive të këtyre trajnimeve mbi shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme janë provuar tashmë nga një sërë studimesh. Trajnimi e bën më të lehtë për ne që të përqëndrohemi nëatë që ndodh këtu dhe tani, edhe në situata stresuese dhe për të qenë më të relaksuar. Para së gjithash, lajmet e mira: Ushtrimet e meditimit janë jashtëzakonisht të lehta për t’u mësuar.

    Meditimi:

    Redukton dhimbjen dhe përmirëson sistemin imunitar
    Redukton depresionin, ankthin dhe zemërimin
    Përmirëson presionin e gjakut dhe redukton rrahjet e zemrës
    Promovon paqen e brendshme dhe ekuilibrin
    Ndihmon me sëmundjet kardiovaskulare
    Përmirëson kontrollin e mendjes
    Përmirëson energjinë
    Redukton stresin

    Trajnimi i “muskulit të meditimit”

    Trajnimi i muskulit të meditimit ka të bëjë me të qenit plotësisht zgjuar dhe i vetëdjishëm në çdo çast, duke e bërë veten sa të më mirë dhe sa më shpesh që të jetë e mundur në çdo çast. Kushtojini vëmendje mendimeve, ndjenjave, reagimeve në jetën tuaj të përditshme. Perceptimi i vetëdijshëm do të thotë që ta përjetoni plotësisht çdo çast, për të perceptuar ngjarjet e bendshme dhe të jashtme drejtëpërdrejtë. Për shembull, të qenit i vetëdijshëm do të thotë të ngjisni shkallët dhe të jeni aty në përvojën e ngjitjes së shakllëve: Çfarë dëgjoj? Çfarë ndjej? Si ndjehem? Çfarë shikoj?

    Si ta integroni meditimin në jetën tuaj të përditshme?

    1. Pas zgjimit

    Kur të zgjoheni në mëngjes, kushtojini vëmendje frymëmarrjes përpara se të ngriheni – pesë frymëmarrje.

    2. Përdoreni trupin si një spirancë

    Merrni kohën e nevojshme dhe gjatë ditës ndjeni sërish se si është trupi juaj. Çfarë ndjej? (Tension, mirëqenie, pafuqi, ngrohtësi, të ftohtë?) Perceptoni qëndrimin tuaj: si ndjeheni kur e ndryshoni atë? Jijni të vetëdijshëm mbi çdo lëvizje fizike.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu