Categories: Teknologji

Samsung dëshiron që çdo përdorues i smartfonëve të kompanisë të blejë kriptomonedha

Samsung do të përfshihet akoma më tepër në botën e kriptmonedhave. Ditën e Enjte kompania e prodhimit të smartfonëve hyri në një bashkëpunim me Gemini për të ofruar blerjen e kriptomonedhave si Bitcoin në smartfonët Samsung në SHBA dhe Kanada.

Blerjet do të realizohen përmes Samsung Blockchain Wallet i cili tashmë integrohet me aplikacionin mobil Gemini. Përdoruesit mund të shohin balancat e llogarive të tyre Gemini në aplikacionin Samsung Blockchain Wallet.

Të dy aplikacionet janë të disponueshme në Samsung Galaxy Store. Gemini gjithashtu është i disponueshëm në Google Play Store.

Aplikacionet mund të shkarkohen vetëm në Galaxy S20, Galaxy Z flip, Galaxy Note 10, Galaxy Fold dhe Galaxy S10 në SHBA dhe Kanada momentalisht. Samsung nuk dha informacione nëse do të ofrohen edhe për vende të tjera të botës por mbetet një mundësi duke qenë se platforma Gemini është e disponueshme në disa vende.

Samsung lançoi Blockchain Wallet në Galaxy S10 duke mundësuar dërgimin, pranimin dhe ruajtjen e kriptomonedhave. Gemini është platformë që ofron blerjen, shitjen dhe ruajtjen e mëse 20 kriptomonedhave përfshirë Bitcoin, Ethereum Bitcoin Cash, Litecoin dhe Zcash. /PCWorld Albanian

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Share

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

5 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

5 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

5 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

5 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

5 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

5 days ago