More

    Samsung eksperimenton me kamerat selfie

    Samsung në të kaluarën ka tentuar të bëjë diçka për të eliminuar kamerat e dukshme në smartfonë, por tentativa e fundit mund tu duket e njohur.

    Ditën e Dielë në internet u postuan disa foto të një telefoni Galaxy, me shumë gjasa një Galaxy A, i cili ka një kamër me mekanizimin “pop-up.”

    Ashtu si OnePlus 7 Pro dhe disa telefonë të tjerë, kamera selfie është e fshehur në krye të ekranit dhe shfaqet me një mekanizëm pop-up në mënyrë që përdoruesit të kenë një telefon me ekran të plotë.

    Shumë detaje janë të panjohura, ndërsa nga pamja e jashtme duket se kemi të bëjmë me një telefon buxhetor për shkak të skanerit konvencional të shenjave të gishtërinjve.

    Ekrani 6.5-inç do të ishte një pikë e fortë e smartfonit. Ende mund të jemi larg debutimit të tij për shkak të mungesës së informacioneve rreth tij. Nga ana tjetër tregon se Samsung nuk ka ngurruar të testojë me mënyra të ndryshme për të eliminuar kornizat e ekranit dhe elementët e dizajnit të kamerave selfie. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here