Samsung ndërton fabrikën 8 miliardë dollarëshe që do të revolucionarizojë industrinë cloud

Gjiganti i elektronikës Samsung do të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të çipeve në Korenë e Jugut me vlerë prej 8 miliardë dollarë raportoi Financial Times.

Fabrika do të përdore për të prodhuar procesorë të performancës së lartë për kompani si Intel të cilët mund të përballojnë ngarkesat e inteligjencës artificiale dhe shërbimeve cloud.

Procesorët në këtë fabrikë do të prodhohen mbi arkitekturën 5-nanometër dhe standardin EUV (Extreme Ultraviolet Lithography), një proces i cili kërkon makineri të kushtueshme.

Ndërtimi i fabrikës do të finalizohet në 2021. Janë lojtarët e mëdhenj në sektorin cloud të cilët do të rrisin kërkesën për procesorët 5-nanometër sepse teknologjia ofron fuqi më të lartë dhe konsum më të vogël energji.

Krahasuar me standard 7-nanometër, Samsung thotë se teknologjia 5-nanometër ofron 20% reduktim të konsumit të energjisë dhe 25% rritje të efikasitetit. Këto faktorë do të adresojnë shqetësimet kryesore të industrisë cloud sot si performanca dhe kostoja operacionale.

Gjithashtu fabrika e Samsung është një tentativë e Samsung për të konkurruar me TSMC(Taivan Semiconductor Manufacturing Company) i cili është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të çipeve dhe një prej të besuarve të Apple.

Samsung ka 17% të industrisë globale ndërsa TSMC 56%. /PCWorld Albanian

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *