More

    Samsung prezanton kamerën e re për smartfonët

    Samsung prezantoi ditën e sotme sensorin e ri 50-megapiksel quajtur ISOCELL GN1. Është sensori i parë i Samsung që përmban autofokus “dual-pixel” dhe kombinimin “tetracell” duke ofruar performancë më të lartë dhe cilësi më të mirë të imazhit në dritë të pakët.

    Madhësia e pikselëve është 1.2μm, thuajse aq sa ofron një sensor i një kamere konvencionale. Konkurrenti kryesor i këtij sensori është Sony IMX689 i cili gjendet tek telefonë si Oppo Find X2 Pro dhe që ka 48-megapiksel me madhësi 1.22μm.

    Normalisht sensori i Samsung do të kapë foto 12.5-megapiksel me katër pikselë të kombinuar në një të vetëm. Ardhja e autofokusi “dual-pixel” është me vlerë sepse Samsung ka dështuar në këtë hapësirë.

    Galaxy S20 Ultra i cili ka sensor 108-megapiksel pa teknologjinë “dual-pixel” ka vuajtur me performancën e autofokusit. Samsung thotë se është duke testuar një zgjidhje edhe pse nuk ka arritur ta implementojë ende.

    Gjithësesi me sensorin ISOCELL GN1, prioriteti i Samsung është rezolucioni i lartë dhe autofokusi i shpejtë. /PCWorld Albanian

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here