Shefi për mbrojtjen e të dhënave u bën thirrje institucioneve federale Gjermane të mos përdorin WhatsApp

Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave në Gjermani, Ulrich Kelber, tha se çdo përdorimi i WhatsApp për komunikim në ministritë dhe institucionet federale është i ndaluar.

Në një letër dërguar degëve të qeverisë federale, Kelber shkruante se institucionet duhet të respektojnë masën dhe të mos e neglizhojnë.

“Thjeshtë duke dërguar mesazhe, informacionet jetike dërgohet në WhatsApp çdo moment,” tha Kelber duke shtuar se këto informacionet mund të bien në duar të Facebook, kompania që kontrollon WhatsApp.

Por kompania u përgjigj duke thënë se WhatsApp nuk i lexon dot mesazhet sepse janë të enkriptuara. Me enkriptimin fundor vetëm dërguesi dhe marrësi mund të lexojnë mesazhet dhe as WhatsApp, as Facebook as kushdo-tjetër nuk i lexon.

Reagimi i Ulrich Kelber erdhi pas ankesave nga qytetarët deh autoritetet federale po përdornin WhatsApp për të komunikuar me ta. Ai tha se autoritetet federale duhet ti binden ligjit federal Gjerman. /PCWorld Albanian

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *