Më shum

    Shembja e teatrit, Basha: Rama e Veliaj prapa hekurave. Ky është fillimi i fundit të tiranisë

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas protestës dha një mesazh të shkurtër, sipas të cilit PD do të jetë në krah të çdo qytetari që do të protestojë. Shembja e Teatrit tha Basha nuk do të jetë fundi i teatrit, por fillimi i fundit të tiranisë.

    “Opozita, PD do të mbështesë të gjitha protestat e aleancës për teatrin këtu në Tiranë dhe kudo në krah të qytetarëve. Kudo ku do ketë protesta opozita do jetë në krah të tyre. Shpresa e Edi Ramës përmes frikës e barbarisë do të shuante energjinë e shqiptarëve për ndrysim mori fund. Shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i teatrit, i kulturës, por është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur prej 7 vitesh me shqiptarët dhe me jetët e tyre. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe çlirimtar për shumicën dërrmuese të shqiptarëve”, tha Basha.

    Basha përsëriti qëndrimin e tij se kur të vijë në pushtet do të rindërtojë teatrin aty ku ishte dhe me të njëjtat parametra. Ndërsa tha se Rama dhe Veliaj do te shkojne prapa hekurave.

    “Përsëris vendosmërinë time për ti qëndruar kontratës me aleancë për të rindërtuar teatrin në vendin ku ishte ashtu sic ishte dhe të modernizuar dhe dërgimin prapa hekurave të gjithësecilit prej personave të përfshirë në këtë krim, nga Edi Rama dhe Erion Veliaj deri tek punonjësit që shkelën ligjin në natën e barbarisë. Sot nisi një ditë e re shprese dhe besimi të shqiptarëve tek njeri tjetri, te Shqipëria dhe e nesërmeje që nuk mund ta ndalë nata e errët e 17 majit”, tha Basha.

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here