Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni “Java” duke folur për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit tek protestuesit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Lleshaj tha se punonjësit e Policisë kanë për detyrë që të dhunojnë të gjithë ata qyetetarë që shkelin ligjin. Madje Lleshaj ka shkuar deri aty saqë shprehet se dhunë është një dobi publike.
“Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën ëshë në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat,“-tha Lleshaj.
Teatri u shemb më 17 maj. Qytetarët u ngritën në protesta duke shprehur edhe revoltën e tyre për vendimin e Bashkisë së Tiranës. Ata tentuan disa herë që të çanin kordonin e Policisë duke bërë që të kishte përplasje mes “bluve” dhe qytetarëve.