More

    Sherr me thika në Berat, plagoset rëndë 17-vjeçari

    Një sherr me thika ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 17-vjeçari në Berat. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat arrestuan në flagrancë të shtetasit K.Q., 18 vjeç, banues në Berat.


    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.H., 17 vjeç banues në Berat, duke i shkaktuar demtime të renda. Shtetasi E.H. ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën.


    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here