Categories: Shëndeti

Si Ndikojnë Arrorët Tek Ulçera Në Stomak

Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin. Foto:Flickr

Ekspertët argumentojnë se ushqimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shfaqjen ose jo të ulçerës.

Ulçera ka të bëjë me lëndime të sistemit tretës dhe shpesh ka lidhje me infeksionet e shkaktuara nga bakteri i njohur si Helicobakter pylori.

Dy nga format më të njohura të sëmundjes janë ulçera e stomakut dhe ajo e zorrës.

Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni nëse arrorët, që njihen si ushqim anti-inflamacion, kanë ndikim ose jo në shfaqjen e ulçerës.

Arrorët Dhe Ulçera, Ndikimi Dhe Përfitimet

Arrorët përmbajnë shumë antioksidantë dhe ato janë të rëndësishëm kundër bakterit Helicobacter pylori (H. pylori), një nga shkaktarët kryesorë të ulçerës.

Ky bakter dobëson shtresën mbrojtëse të stomakut dhe lejon aciditetin e tepërt.

Një regjim i pasur me antioksidantë, besohet të ndihmojë fort kundër problemeve të shkaktuara prej inflamacionit, siç është edhe ulçera.

Antioksidantët pengojnë bakterin e lartpërmendur dhe e mbajnë atë të nënshtruar dhe jo aktiv.

Thënë kjo, arrorët konsiderohen si një produkt i mirë dhe i shëndetshëm për stomakun dhe për pacientët që vuajnë nga problemet me ulçerën.

Vlera Të Tjera Të Arrorëve

Arrorët janë të pasur me ushqyes, yndyrna të pangopura, proteinë, fibër dhe minerale.

Konsumi i rregullt i arrave ul rrezikun e:

  • sëmundjeve të zemrës
  • goditjeve në tru
  • problemeve të tëmthit
  • divertikulozës
  • tensionit të lartë të gjakut
  • nivelit të lartë të kolesterolit
  • mbipeshës

Arrat janë të mira edhe kundër mbipeshës por ato treten me vështirësi ndaj ekspertët rekomandojnë që të përtypen mirë.

Ulçera, Ushqimet Më Të Mira Dhe Të Ndaluara

Ekspertët këshillojnë konsumin e karrotës, farave të linit, mollës, patates, bananes, aloe verës etj.

Ata rekomandojnë që pacientët që vuajnë nga ulçera të shmangin kafenë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimet pikante, alkolin, të skuqurat dhe produktet e brumit /AgroWeb.org

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago