Më shum

    Si po e shfrytëzon krimi situatën e krijuar nga pandemia

    Bandat kriminale po përdorin postierët e ushqimit të shpejtë për të shpërndarë substanca narkotike, tha Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

    Kokaina, marihuana, ketamina dhe ekstazia janë ndër substancat të cilat vendosen në kuti picash ose në mbështjellës tjerë të ushqimit, tha Interpol. Këto raste janë identifikuar në vende siMalajzia, Spanja dhe Britania e Madhe.

    Agjencia lëshoi një “njoftim” për të paralajmëruar 194 agjencitë e saj anëtare për “këtë formë të re të kriminalitetit”.

    Dërgesat nga postierë të ushqimit bëhen përmes biçikletave, motoçikletave ose makinave.

    “Në një rast në Malajzi, një postier për shpërndarjen e ushqimit e kontaktoi policinë dhe kërkoi që paketa e tij e ushqimit të inspektohej pasi ishte e dyshimtë”, tha Interpol.

    Në Spanjë, shtatë persona janë arrestuar pasi u paraqitën si postierë të dërgesave të ushqimit por atyre iu gjet drogë në qanta.

    Në Irlandë, policia gjeti tetë kilogramë kokainë dhe dy pistoleta të fshehura në kuti picash.

    “Ndërsa kriminelët vazhdojnë t’i përshtatin aktivitetet e tyre në botën me COVID-19, paralajmërimet e Interpolit janë mjete që u mundësojnë organeve policore në të gjithë botën të mësojë nga sukseset e njëri-tjetrit dhe të adresojë ndryshimin e modeleve të krimit”, tha Stephen Kavanagh, drejtori ekzekutiv i Interpolit.

    Shumë vende në botë kanë ndërmarrë masa të izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Mirëpo, në shumicën e këtyre vendeve, lejohen blerjet online dhe dërgesat e ushqimeve në shtëpitë e banorëve, raporton AFP./REL

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here