Më shum

    Si të Mbroheni Prej Alergjisë nga Dielli – Përse Duhet të Nisni që Tani

    Termi i saktë i alergjisë nga dielli është ‘fotodermatoza’ dhe shpërthimi i këtyre njollave është një nga reagimet e kësaj alergjie. Foto:Flickr

    Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli.

    Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell.

    Këto skuqje lidhen me çrregullimet e lëkurës, ndërkohë që specifikat e fenomenit (fotodermatoza) do t’i gjeni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

    Kur kaloni orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit e të krahëve të dalin disa njolla të fryra me ngjyrë të kuqe.

    Termi i saktë i alergjisë nga dielli është ‘fotodermatoza’ dhe shpërthimi i këtyre njollave është një nga reagimet e kësaj alergjie.

    Simptomat zakonisht prekin femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeç.

    Njollat zakonisht shfaqen në ngjyrë rozë ose të kuqe, në pjesën e krahëve, kraharorit dhe këmbëve.

    Këto njolla nuk prekin lëkurën e fytyrës.

    Njollat shfaqen zakonisht në pranverë ose në fillim të verës dhe shkaktohen nga ekspozimi afatgjatë në diell pas një periudhe me ekspozim të kufizuar në dritën e tij (dimër).

    Alergjitë nga dielli zakonisht shoqërohen nga kruarjet ose ndjesinë e djegies.

    Çfarë ndodh nëse këto njolla shfaqen disa minuta pas ekspozimit në diell ose përballeni me një shpërthim të fortë kruarjesh.

    Kjo do të thotë se ju jeni prekur nga urtikaria diellore që mund të prekë çdo zonë të lëkurës së ekspozuar.

    Njollat zhduken kur futeni në hije dhe në rastin më të keq ato zgjasin 24 orë.

    Ndjesia e djegies nga dielli është më e përhapura dhe mund të prekë të gjitha pjesët e lëkurës të ekspozuara në diell.

    Nëse jeni në dijeni mbi llojin e medikamenteve që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj dielli, është e rëndësishme të shmangni ekspozimin në diell dhe të mbroheni prej tij.

    Kremërat mbrojtës mund t’ju vijnë në ndihmë, por përdorimi i përhershëm i tyre kërkohet rrallë.

    Ndonjëherë dielli mund të përkeqësojë edhe çrregullime si lupusi ose rosacaea (skuqjet e lëkurës).

    Nëse vini re që lëkura juaj përkeqësohet, atëherë kufizoni daljet në natyrë dhe kujdesuni të lyheni me krem mbrojtës me faktor të lartë.

    Fotodermatoza mund të jetë edhe një problem gjenetik, por kjo ndodh rrallë.

    Njerëzit që vuajnë nga ky problem janë tepër të ndjeshëm nga dielli, digjen shpejt dhe shpesh përballen me shpërthime njollash të forta.

    Fotodermatoza metabolike mund të shkaktohet edhe nga difektet në enzimat e nevojshme për reagimet kimike në organizëm.

    Lloji më i përhapur i saj është porfiria (sëmundja e ndjeshmërisë së lartë nga dielli).

    Intensiteti i kësaj sëmundje është i ndryshëm dhe mund të prekë sistemin nervor, lëkurën dhe organe të tjerë.

    Nëse kjo sëmundje prek vetëm lëkurën, njollat, flluskat dhe skuqjet janë të pritshme.

    Kjo sëmundje nuk kurohet, por ndryshimet në stilin e jetesës – mbrojtja nga dielli, shmangia e tij dhe alkolit- vijnë në ndihmë.

    Nëse ndjeshmëria ndaj diellit është e vazhdueshme, AgroWeb.org ju sugjeron të takoheni me një dermatolog që të diskutoni për kurën e mundshme.

    Njerëzit preken edhe nga sëmundje të rralla që janë sfiduese, por mbrojtja e vazhdueshme nga dielli dhe trajtimet mjekësore, i bëjnë këto sëmundje më të përballueshme./AgroWeb.org

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here