More

    Skema mashtruese me TVSH-në, gjykata dënon me 46 vite burg 24 persona (EMRAT)

    Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë vendimin prej 46 vite e katër muaj burg në total me gjykim të shkurtuar për 24 të pandehur, të akuzuar për veprat penale “krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “fshehje e të ardhurave”, “mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “moskallëzim krimi”.


    Gjyqtari Erjon Bani ka firmosur vendimin, ndërsa Prokuroria e Tiranës në këtë gjyq është përfaqësuar nga prokurorja Danjela Sulaj.

    Një skemë e 20 subjekteve që bashkëpunonim me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim u zbulua nga  Drejtoria e Hetimit Tatimor, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej rreth 18 milionë euro.

    Sipas materialit të prokurorisë, thuhet se nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëritë objektit të hetimi kanë funksionuar si satelit ndërmjetës duke u përdorur nga shoqëri riimportuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimore për të shkarkuar vlerën totate rreth 34 milionë euro, e cilat më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e Tatim fitimit, bën me dije News 24.

    Sipas avokatit Enea Cenko, pjesa më e madhe e personave që tashmë janë dënuar me burg nuk kanë patur asnjë dijeni për skemën e mashtrimit, por kanë qenë punonjës të thjesht, me paga shumë të ulta.

    Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg

    Aleksandër Gusho – 1 vit burg

    Asim Çaçi – 8 muaj burg

    Bledar Metko – 8 muaj burg

    Bruno Osmani – 1 vut burg

    Diana Ramizi – 1 vit burg

    Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg

    Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg

    Erisa Islam – 1 vit burg

    Gentjan Dedja – 1 vit burg

    Gerdi Laho – 8 muaj burg

    Kristi Rrënja – 1 vit burg

    Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg

    Kudret Memaga – 1 vit burg

    Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg

    Myfaret Ballushi – 1 vit burg

    Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg

    Santiljano Çifligu – 1 vit burg

    Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg

    Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg

    Enver Sheshi – 6 vite burg

    Valter File – 4 vite burg

    Nefail Jaho – 4 vite burg

    Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg

    Avokatët shprehen se do të apelohet vendimi.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here