More

    SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

    Prokuroria e Posoçme Kundër Krimit dhe Korruspionit ka kërkuar dënimin me 15 vite burg për Domart Konjarin, si kreu i një organizate kriminale që trafikonte kokainë dhe heroinë në Francë.

    Në pretencën e prokurorise rëndojnë disa akuza, trafikim ndërkombëtar të lëndeve narkotike, krijim të organizates kriminale, korrupsion, si dhe faksifikim dokumentesh.

    Procesi në ngarkim të 44-vjeçarit po zhvillohet në mungesë në gjykatën e posaçme, pasi ai rezulton i shpallur në kërkim prej 2016-tës. Konjari u arrestua në nëntor të 2015 në vendin tone, teksa udhëtonte me një pasaportë false, por pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet franceze dhe akuzohej se drejtonte një organizatë kriminale që trafikonte kokainë dhe heroinë.

    Por pas 5 muajsh, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje dhe prej atij momenti ai u arratis dhe vazhdon ende t’i fshihet drejtësisë.

    Seanca e radhës do të zhvillohet më 12 maj, ku pritet të jepet edhe vendimi i gjykatës.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here