Më shum

    Supë Pule Me Lulelakër – E Ngrohtë, E Shijshme, E Shëndetshme  

    Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të ngrohur organizmin dhe për të mposhtur virozat e stinës. Foto: Flickr

    E lehtë dhe shumë e shëndetshme. Supa me lulelakër është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe mendjen e mprehtë.

    Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të ngrohur organizmin dhe për të mposhtur virozat e stinës.

    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e shijshme të supës me mish pule dhe lulelakër, e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe është ideale për vaktin e drekës por edhe të darkës.

    Përgatitja e Supës me Pulë dhe Lulelakër

    Përbërësit

    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule

    300 gr lulelakër

    1 patate mesatare

    1 karrotë (sipas preferencës)

    Një lugë çaji me gjalpë të freskët

    2-3 lugë gjelle vaj ulliri

    Kripë

    Piper

    Majdanoz i freskët

    Përgatitja

    Pastrojmë mishin e pulës me ujë të rrjedhshëm.

    Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm lulelakrën, të cilat i ndajmë në degëza ndërsa patatet i presim në kubikë shumë të vegjël. Nëse dëshironi të shtoni edhe karrota prijini ato në kubikë shumë të vegjël gjithashtu.

    Vendosim një tenxhere në zjarr dhe hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet, i kaurdisim për disa minuta dhe më pas shtojmë lulelakrat, i kaurdisim pak dhe i heqim dhe i vendosim në një enë mënjanë.

    Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës i kaurdisim, shtojmë kripën dhe më pas shtojmë ujë derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.

    Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë lulelakrat dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për maskimumi 5-7 minuta.

    Vlerat Ushqyese të Lulelakrës

    Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin.

    Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.

    Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës.

    Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit.

    Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memorjes, të muskujve, si dhe ndihmon me problemet e gjumit./AgroWeb.org

    Latest news

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here