Categories: Aktualitet

TAP injekton sasitë e para të gazit natyror në seksionin shqiptar të tubacionit për testim

Më 20 maj, Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG filloi injektimin e sasive të para të gazit natyror në seksionin prej 4 km të gazsjellësit në Shqipëri, nga kufiri greko-shqiptar deri në stacionin matës të TAP-it në Bilisht.


Në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë,si dhe ato të operimit, kjo është faza e parë e procesit të testimit të gazsjellësit, e cila ka për qëllim të sigurojë që infrastruktura është tërësisht e sigurt dhe e gatshme për fillimin e operimit. Pas kolaudimit të këtij seksioni të parë, gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, injektimi i gazit do të vijojë gradualisht në seksione të tjera të gazsjellësit në Shqipëri dhe më gjerë.


Në këtë kuadër, nevojitet kontributi dhe bashkëpunimi i të gjithë individëve që kanë veprimtari në afërsi të gazsjellësit TAP. Kështu, çdokujt që planifikon të punojë në afërsi të tubacionit dhe/ose instalimeve të tij i kërkohet me dashamirësi të ndjekë udhëzimet për veprimtari të sigurta në afërsi të gazsjellësit, që janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit të TAP-it, ose t’i referohet materialeve të shpërndara dhe të transmetuara të komunikimit.

Gjithashtu, TAP-i ka vënë në dispozicion dy numra telefoni:

• Linjën 24 orëshe të Emergjencave 0800 1659 (numër pa pagesë)
• Linjën e Ankesave dhe Informacionit të Përgjithshëm +355 69 609 8188, në të cilën palët e interesuara mund të telefonojnë përpara fillimit të veprimtarive të tyre në afërsi të gazsjellësit, nëse kanë pyetje apo kërkesa, (lidhur me listën e veprimtarive të lejuara apo të ndaluara).

Me qëllim ruajtjen e integritetit dhe sigurisë së gazsjellësit si gjatë fazës së kolaudimit, ashtu edhe gjatë fazës së operimit, TAP-i do të përdorë metoda monitorimi 24 orë në ditë 7 ditë të javës dhe do të kryejë patrullime të rregullta.

Siguria është vlerë themelore e TAP-it. Për këtë arsye, TAP do të vijojë të zbatojë një gamë të gjerë nismash për të mbrojtur njerëzit, komunitetet dhe mjedisin.
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në sektorin azerbajxhanas të Detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

Sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020.

Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore. Pika e hyrjes së TAP-it në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane.

TAP-i promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Gjithashtu, ai është një burim madhor i investimeve të huaja direkte. Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago